MPB e konfirmon, kreatori i lajmeve te rrejshme është i punësuar në ARM


Viktor Kolevski, personi i cili në hulumtimin e kryer nga Shërbimi Holandez për Zbulimin e Lajmeve të Rrejshme “Njuzçekers”, përmendet se është njëri ndër bashkëpunëtorët e kreatorit të lajmeve të rrejshme kundër emigrantëve dhe myslimanëve, ushtarit profesionist Sllagjan Bojkovski, është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

“Pas informatës së marrë janë kryer kontrolle gjatë së cilës është konstatuar se mes të punësuarve në MPB ekziston person me atë emër dhe mbiemër”, thonë nga MPB për Portalb.mk.

Policia thotë se po kryhen analiza të informatave të cilat janë shpërndarë dhe nëse gjendet bazë dyshimi për kryerjen e veprës penale nga ana e përfaqësuesit të MPB-së do të ndërmerren masat përkatëse.

Ndryshe, në hulumtimin e kryer, gjuetari i lajmeve të rrejshme, belgu, Marten Shenk, ka arritur të zbulojë se si një rrjet i përbërë prej disa personave nëpër rrjete sociale ka shpërndarë përmbajtje me gjuhë të urrejtjes. Si kreator i këtyre lajmeve dhe ueb-sajteve theksohet, ushtari profesionist nga Kumanova, Sllagjan Bojkovski për të cilin Armata e Maqedonisë ka filluar hetim.

Baby Boo