MPB do të shtojë sigurinë: Zero tolerancë për dhunën në ndeshjet sportive


Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve nga Maqedonia, në kuadër të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë, që do të luhen nesër dhe pasnesër, njofton se do të merr masa shtesë për mbajtjen dhe ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik.

Nga MPB apelojnë tek qytetarët që do t’i ndjekin ndeshjet mes KF Shkëndija dhe TNS (Uells), si dhe KF Rabotniçki dhe FK Honved (Holandë), të përmbahen nga veprimet që prishin qetësinë publike dhe të mos shkaktojnë dhunë dhe vepra tjera penale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“MPB-ja nuk do të tolerojë dhunën, prishjen e qetësisë publike dhe vepra tjera penale në ngjarje sportive. Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve, sidomos grupeve të tifozëve që të ekipet e tyre t’i përkrahin në mënyrë sportive, duke respektuar rregullat ligjore dhe të drejtën e gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Baby Boo