MPB: DERI NË ORA 19 JANË EVIDENTUAR 20 RASTE TË SHKELJES TË SË DREJTËS ZGJEDHORE


Deri në ora janë evidentuar 20 raste të shkeljes të së drejtës zgjedhore apo prishje të rendit publik gjatë votimit në referendumin e sotëm, informoi në konferencën e sontme për shtyp, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Mes rasteve të evidentuara ka pasur sulm ndaj një zyrtari policor, fotografim të votuesve, fotografim të fletëvotimeve, parandalim i qytetarëve që të votojnë dhe të tjerë.
Në stacionin policor janë arrestuar ose thirrur 12 persona.
Një pjesë e këtyre rasteve, siç theksoi Angellovski janë tashmë të dokumentuar dhe janë parashtruar parashtresa përkatëse, ndërsa të tjerët do të pastrohen gjatë ditëve të ardhshme.
Ai potencoi se këto nuk janë shifra të plota për shkak se ekziston mundësi që të regjistrohet edhe një rast nga fundi i votimit.

Baby Boo