MPB: 1068 persona kanë shkelur masat për mbrojtje nga koronavirusi


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 125 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 167 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku është regjistruar një shkelje e masës së vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 1068 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Baby Boo