Mozzik e befason vajzën me orë Rolex, kushton mijëra euro


Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka një arsye të veçantë për të festuar në këtë ditë.

Kjo pasi vajza e tij, Hana, feston ditëlindjen e katërt dhe me këtë rast e ka befasuar në Zvicër.

Ai i ka organizuar një festë, ndërkohë që i ka bërë dhe një dhuratë super luksoze.

Gramoz Aliu (emri i vërtetë) i ka blerë Hanës një orë të markës Rolex, që kushton mijëra euro.

Ai po ashtu në një postim të bërë në rrjete sociale tregoi se ka hapur një pus me ujë me emrin ‘Hana Mozzik Aliu’.

Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018.

Ata kanë qenë bashkë për disa vite, por që u ndanë përfundimisht vitin që lamë pas. /Telegrafi/

Baby Boo