Mozzik dhe Loredana kryesojnë top listën gjermane


Në pak ditë që nga publikimi i bashkëpunimit të Loredanës me Mozzik që mban titullin “Rosenkrieg”, çifti po korrin suksese të jashtëzakonshme.
Kënga është renditur e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”.

Lajmin e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë edhe një shkrim si mirënjohje për të gjithë mbështetjen.
“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si një vogëlush kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, shkruan reperi në postimin e tij.

https://www.instagram.com/p/CPsOUtHFU2w/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c04f2b56-c036-40ed-ae7c-8b733ef11915

Baby Boo