Mourinho arrin në Barcelonë, Xavit i “lëkundet” posti i trajnerit


Trajneri portugez, Jose Mourinho ka udhëtuar në Barcelonë gjatë ditës së sotme dhe ende nuk dihet arsyeja.

I ashtuquajturi “Special One” u shkarkua ditë më parë nga posti i trajnerit te skuadra e Romës,

Mediat e huaja spekuluan se Mourinho mund të jetë një kandidat potencial për trajner te Barcelona, në rast se kjo e fundit shkarkon Xavin.

Kujtojmë që klubi katalunas sonte e ka një ndeshje tejet të vështirë në La Liga, kundër Real Betis.

Në anën tjetër, Jose Mourinho e konfirmoi se ka refuzuar një ofertë nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Shabab./Indeksonline/

Baby Boo