Motoristi përplas një nënë me fëmijën e saj në Karposh, pasi tenton të arratiset përplaset me një automjet


Një motorist ka përplasur një nënë me fëmijën e saj në Karposh 4. Në tentativë për t’u arratisur, jozyrtarisht, motoçiklisti ka goditur një makinë që po afrohej. Sipas informacioneve fillestare, personi që drejtonte motoçikletën lëvizte në mes të korsisë.

Nuk dihet ende se sa janë lënduar nëna dhe fëmija, të cilët janë transportuar me autoambulancë në spital. Ata kanë qenë të shokuar, dëshmojnë kalimtarë të rastit, të cilët shtojnë se punonjësit e shtëpisë së të moshuarve që gjendet aty afër, por edhe kalimtarë të rastit kanë vrapuar në ndihmë.

Një grup inspektues i MPB-së është në teren per ta kryer ekspertizën.

Baby Boo