Motori i borës shkel një fëmijë në Kodër të Diellit, fëmija në gjendje të rëndë!

Dje rreth orës 16 një person është lën*duar në Kodër të Diellit në pistën për skijim!

Shtetasi i mitur nga Kosova i cili ka qenë duke skijuar në pistën e skijimit “Aerodrom” ka qenë i për*plasur nga motori i borës i kompanisë “Elem” i cili ka qenë i drejtuar nga personi A.N. 32 vjeçar, sipas të dhënave jozyrtare të Pa Censurë ka qenë duke kaluar në atë pistë shkak i emergjencës për t’i ardhur në ndihmë një të lënduari. Si pasojë e për*plasjes së skijatorit nga motori i borës, skijatori ka pësuar lë*ndime të rënda ku edhe ka thy*er këmbën!

Me emergjencë kompania “Elem” ka dërguar të lënd*duarin në spitalin privat “Sistina” ku edhe mbahet për kurim!

Ndryshe çdo pistë e skijimit është me rregulla strikte vetëm për skijator, ku nuk lejohet asnjë lloj mjeti tjetër, ku sëfundmi janë larguar nga pistat edhe sajat e hekurt për dëborë/Pa Censurë!

Ndërsa nga i policia njoftojmë: Më datë 19.02.2022 në ora 16.20 në SPB Tetovë është raportuar se në pistat e skijimit të Kodrës së Diellit, një i mitur nga Kosova gjatë skijimit është për*plasur në motorin e skijimit të cilin e ka drejtuar personi A.N. (32) nga Tetova, punonjës i kompanisë që menaxhon qendrën e skijimit. Dy personat kanë pësuar lën*dime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin klinik të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.