Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit. Në orët e pasdites dhe gjatë natës posaçërisht në pjesën veriore do të ketë reshje të përkohshme të dëborës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 12 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsius.

Baby Boo