Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot do të jetë me vranësira dhe më ftohtë me reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta me reshje të dëborës ku do të formohet shtresë e re e dëborës. Kushte për borë të dobët do të ketë edhe në disa vende më të ulëta në pjesët veriore dhe lindore, Do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 2 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut. Gjatë ditës në pjesët më të larta të fushëgropave të Shkupit do të bie borë e dobët e përkohshme. Temperatura minimale do të bie deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 5 gradë Celsius.

Deri të mërkurën paradite do të ketë stabilizim kalimtar të motit me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat gjithkund do të jenë nën zero. Pastaj vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme me intensitet të ndryshëm.

Baby Boo