Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, gjatë mëngjesit nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa pasdite në disa vende do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi jugor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 8 deri në 2, ndërsa ajo e ditës prej 4 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus 6, ndërsa ajo e ditës deri në 7 gradë Celsius.
Sipas DPHM, nga e premtja moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut. Në malet dhe në vendet më të larta reshjet kohë pas kohe do të kalojnë në borë.

Baby Boo