Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti paradite do të jetë me vr*anësira mesatare, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës. Pasdite vr*anësia do të ulet dhe do të mbizotërojë mot mesatarisht i vr*anët. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
Siç informojnë nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira dukshëm të ulëta, ndërsa gjatë ditës vranësira mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 13 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm, paradite nëpër lugina me paraqitje të mjegullës dhe vr*anësira dukshëm më të ulëta. Vetëm të enjten në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi lokal.

Baby Boo