Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Kryesisht i vranët, gjatë ditës me reshje të kohë pas kohshme të shiut dhe me erë të dobët, do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12, kurse maksimalja do të arrijë prej 9 deri në 14 gradë Celsius.

Edhe Shkupin do ta shoqërojë mot i ngjashëm – me vranësira, me reshje të shiut të përkohshme dhe me erë të dobët. Temperatura minimale do të jetë 8, kurse maksimalja do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Me lagështi do të jetë moti edhe ditëve në vijim.

Reshjet kohë pas kohe do të jetë më të vëllimshme, ndërkaq në disa vende do të tejkalojnë edhe 20l/m2 për 24 orë. Ka vende që reshjet do të shoqërohen edhe me erë të fortë.
Të hënën do të ketë kushte për mot jostabil, me erë të fortë dhe me bubullima.

Baby Boo