Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot do të jetë me vranësira dhe me shi, përcjell Alsat. Gjatë ditës në disa vende do të ketë reshje shiu me intensitet më të madh, të përcjellura me erë të fortë juglindore, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit ku në shumë vende do të bjerë shi mbi 30 l / m2.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 16 gradë.
Në Shkup pritet mot me vranësira dhe reshje shiu, në disa raste shi i rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë vetëm 14 gradë Celsius.

Baby Boo