Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vr*anësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor, ndërsa gjatë natës në pjesën veriperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri në 16 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri në 37 gradë celsius.
Në Shkup, mot me diell me vr*anësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 14 gradë celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 34 gradë celsius.

Të shtunën do të ketë zhvillim lokal të vr*anësirave jostabile të ndjekur me shi të rrë*mbyeshëm, bu*bullima dhe erë të përforcuar, ndërsa temperatura veçanërisht në pjesët veriore do të zvogëlohet për disa gradë. Kushte për shi të rrë*mbyeshëm të shkurtër do të ketë edhe të dielën paradite. Pastaj vazhdon moti stabil me temperatura më të ulëta të ditës.

Baby Boo