Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të rrëmbyeshme shiu, transmeton Alsat. Moti i ligë të të mbizotërojë kryesisht në pjesët jugore të vendit, ku në baza lokale priten reshjet më të mëdha (mbi 15 l / m2), të shoqëruara nga stuhi të shpeshta dhe erëra të fuqishme.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 10 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë Celsius. Indeksi UV është 5.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira, shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë në 25 gradë Celsius.

Baby Boo