Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale në orët e pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët jugore nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët veriore nga drejtimi verior. Në fund të ditës era veriore përgjatë Vardarit do të përforcohet dhe do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 35 deri 42 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Vonë pasdite dhe në fund të ditës do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura maksimale do të mbërrijë deri në 39 gradë. Rajoni i vendit tonë edhe në ditët e ardhshme do të jetë nën ndikimin e valës së nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe të ditës. Paqëndrueshmëri në më shumë vende priten të mërkurën dhe të enjten në orët e pasdites.

Baby Boo