Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Siç njofton HMRC, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.

Nesër pasdite do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë nga veriu që do të shkaktojnë rënie të lehtë të temperaturës, sidomos në pjesët veriore. Nga e mërkura pritet rritje e ndjeshme e temperaturave

Baby Boo