Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me mjegull gjatë paradites ndërkaq gjatë ditës do të jetë me diell dhe ngrohtë mbi mesataren me vr*anësira të pakta.
Do të fryjë erë e dobët në drejtim verior, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 7 gradë celsius, kurse maksimalja do të arrijë prej 10 deri 18 gradë.

Në Shkup gjatë paradites do të paraqitet mjegull, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët në drejtim verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 2 kurse maksimalja do të arrijë në 14 gradë celsius.
Edhe gjatë ditëve në vijim do të vijojë mot stabil dhe i ngrohtë./TV21

Baby Boo