Moti sot në Maqedoni


Moti në Maqedoni pasdite me vranësira të përkohshme, në pjesët juglindore me shi lokal. Pasdite vranësirat do të ulet. Do të fryjë erë mesatare me drejtim perëndimor dhe juglindor. Vlera UV do të jetë 4.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 16, ndërsa ajo ditore më e lartë do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare me periudha me diell dhe me erë të lehtë deri në mesatare me drejtim jugperëndimor.

Temperatura do të lëvizë prej 12 deri në 24 gradë celsius.

Nga e marta moti do të jetë kryesisht stabil dhe relativisht i ngrohtë. Më shumë kushte për shi lokal do të ketë të mërkurën dhe të premten./Pacensure

Baby Boo