Moti përvëlues “ngulfat” vendin, 80-100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë


80 deri në 100 intervenime brenda 24 orëve ka realizuar Ndihmës Urgjente në Shkup. Milica Buballo, udhëheqëse e Urgjencës pranë Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, thotë se si pasojë e motit të nxehtë është rritur numri i thirrjeve i qytetarëve që kërkojnë ndihmë për shkak se nuk ndihen mirë nga temperaturat e larta.

“Pacientët që kanë problem me mushkëritë janë ata që më së shpeshti lajmërohen, gjithashtu edhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës janë ata të cilët më së shpeshti lajmërohen në këto 24 orë e fundit. (01.00) Më së shumti ankohen se u është rritur tensioni i gjakut dhe se i është vështirësuar frymëmarrja. Pra këto janë simptomat më të shpeshta që për momentin më së shumti ankohen qytetarët”, Milica Buballo, Shërbimi për ndihmë urgjente

Përveç intervenimeve, qytetarët vazhdimisht kërkojnë edhe këshilla mjekësore se si të veprojnë në këto ditë të nxehta, tha Buballo, e cila tregon se si më mirë mbrohemi nga i nxehti.
“Të mos dilet jashtë në periudhën prej orës 11-17, të vishen rroba të lehta dhe të ndritshme, patjetër të mbahet kapelë në kokë, të pihen shumë lëngje, mundësisht gjatë këtyre ditëve të nxehta të mos konsumohet ushqim i rëndë dhe pije alkoolike, në vend të saj të konsumohet ushqim i lehtë që është i freskët”, shton Buballo.

Këshilla shëndetësore qytetarët mund të kërkojnë edhe në linjën 02 15-123 në ‘Alo mjeku’ ose nga mjeku amë. Edhe nga Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht bëjnë apel për kujdes dhe mbrojtje të shëndetit, gjatë ditëve shumë të nxehta, ndërsa Enti Hidrometeorologjik informon se edhe në ditët në vijim gjithkund do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Baby Boo