Moti për 1 Maj dhe Bajram


Nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare jugore, ndërsa nga pasdita e së enjtes do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Vende-vende do të fryjë erë mesatare veriore. Kushte për reshje lokale afatshkurtra do të ketë edhe të premten dhe në ditët e fundjavës së zgjatur të pushimeve, përkatësisht edhe gjatë festës së Fitër Bajramit, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Baby Boo