Moti, pasdite me shi të rrëmbyeshëm


Shi i shkurtër dhe bubullima të rralla priten pasdite t’i përfshijnë pjesët lindore dhe verilindore të vendit, Sinoptikët paralajmërojnë se do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 24 deri 30 gradë, ndërsa UV vlera do të jetë 6.

Nga DPHM-ja informojnë se deri të premten do të mbajë mot stabil dhe me diell me rritje të temperaturave ditore. Të premten do të jetë ngrohtë, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të shiut me bubullima. Kushte për reshje të përkohshme të shiut do të ketë edhe të shtunën në disa vende. por jo me intensitet të madh./Pacensure

Baby Boo