Moti me diell, temperatura deri në 39 gradë


Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa nga fundi i ditës në disa zona do të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima.
Do të fryj erë e lehtë nga jugu, ndërsa gjatë pasdites në pjesën e epërme të Luginës së Vardarit do të ketë erë nga veriu. Temperatura maksimale e ditës do të jetë nga 33 deri në 39 gradë Celsius.

Në Shkup pritet të jetë moti i ngjashëm, temperatura minimale do të jetë 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë Celsiusë. Nga dita e nesërme pritet të ketë rënie të temperaturave për disa gradë dhe mundësi për reshje të shiut.

Baby Boo