Moti me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 43 gradë


Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Nga paraditja do të fryjë erë e përforcuar, kryesisht në drejtimin perëndimorë. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 24, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 deri në 43 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me re të vogla. Temperatura minimale do të bie në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë në 41 gradë Celsius.

Baby Boo