Moti javën që vjen, sinoptikanët: Temperatura mbi 30 gradë


Javën që vjen do të mbretërojë kryesisht mot i ngrohtë, me temperatura mbi 30 gradë celsiuz, paralajmërojnë nga Enti Hidrometeorologjik. Sipas sinoptikanëve nesër pasdite, vetëm në pjesët perëndimore dhe rajonet malore mund të ketë rreshje shiu.

“Moti do të jetë përkohësisht jostabil edhe të mërkurën. Por më pas temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë celsiuz. Të enjten dhe të premten do të kemi mot krysisht me diell dhe me vranësira mesatare dhe do të jetë më freskët.” – tha sinoptikani, Boris Sekirarski.

Nga shërbimi për ndihmë të shpejtë informojnë se gjatë motit të ftohtë problem kanë pasur vetëm të sëmurët me frymëmarje, ndërkaq tani me rritjen e temperturave nuk përjashtojnë që shërbime mjekësore të kërkojnë të sëmurët kronik, shtatzënat dhe fëmijët.

Andaj mjekët rekomandojnë që gjatë periudhave të nxehta të bëhet më shumë kujdes nga këto grupe të rrezikuara të popullatës dhe ti iket rrezatimit direkt në diell. Numri i thirjeve për ndihmën e shpejtë është mesatar nga 60 deri në 80 në ditë.

“Rreziku për të gjithë është njësoj dhe ato janë gjendje shoku. Andaj të gjithë me vete të mbajnë lëngje, përderisa I nënshtrohen rrezeve të diellit të jenë të mbrojtur, veçanarisht koka. Të sëmurët kronik të marrin terapinë e  rregullt ndërkaq fëmijët ti ikin nënshtrimit të diellit sidomos gjatë mesditës.” – u shpreh mjekja,  Lidija Kucullovska.

Kthimi i motit jostabil dhe rreshjeve të shiut sinoptikanët paralajmërojnë për fundjavë pas temperaturave maksimale deri në 33 gradë celsiuz.

Baby Boo