Moti i ndryshueshëm dhe me reshje shiu


Koha paradite në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me të reshura të shiut, ndërsa në male do të jetë me borë. Në orët e pasdites reshjet do të ndalen dhe do të ketë vetëm në pjesët jugore. Do fryjë erë mesatare deri të fuqishme veriore, ndërsa temperatura ditore ndjeshëm do të zvogëlohet.
Temperatura në mëngjes do të jetë nga 0 deri 6 gradë, ndërsa ajo ditore nga 2 deri 10 gradë Celsius.

Në Shkup paradite moti do të jetë me reshje të shiut, të cilat në orët e pasdites do të ndalen. Do të fryjë erë e mesme deri të fortë veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 5, ndërsa ato të ditës do të arrijnë deri 9 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturave të ditës dhe temperatura mesatare, ndërsa të shtunën me erë të fortë veriore.

Baby Boo