Moti


Moti sot paradite do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.

Pasdite dhe nga fundi i ditës moti do të jetë jostabil në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 33 deri në 39 gradë. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa më vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 37 gradë.

Nesër që nga mesdita në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje të forta elektrike, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Më pas në ditët në vijim moti do të jetë me diell, me paraqitje të izoluar të vranësirave jostabile, shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima në orët e pasdites.

Baby Boo