Vini re! Pritet destabilizim në vend


Gjatë ditës në pjesët perëndimore, ndërsa pasdite dhe gjatë natës dhe në pjesët e tjera do të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë të dendura (10 deri në 20 l/m2).

Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me shkarkime të forta elektrike, reshje të rrëmbyeshme intensive (mbi 35 l/m2), breshër dhe erë të fortë (mbi 60 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë. UV=6

Në Shkup në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje shiu, të cilat në pjesë të luginës do të jenë herë pas here të dendura dhe të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë në formë stuhie.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Të shtunën paradite do të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë të dendura (10 deri në 20 l/m2). Temperatura do të jetë në rënie. Nga e diela do të ketë mot të qëndrueshëm dhe pak më i ngrohtë.

Baby Boo