Mot me diell dhe vranësira, pasdite shi dhe bubullima


Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm në disa vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 28 deri 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8.

Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 32 gradë.

Deri në mes të javës së ardhshme, rajoni ynë do të jetë nën ndikim të masës së paqëndrueshme të ajrit që do të ketë paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fortë. lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.

Baby Boo