Mot me diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot


Në vendin tonë sot do të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa do të ketë rritje të theksuar të temperaturave. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë veriperëndimore, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit do të fryjë erë e lehtë në drejtimin perëndimorë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 19 Gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 26 deri 35 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë në 8.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare si dhe erë veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 14, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 gradë Celsius.
Nesër në pasdite priten shira lokalë afatshkurtër dhe shtrëngata të rralla, pas çka pritet periudhë e motit të qëndrueshëm me një rritje të temperaturave.

Baby Boo