Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite reshje të shiut


Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë. Do të ketë kushte për breshër të izoluar lokal. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë. UV = 7

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të bjerë në 20 gradë Celsius ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 36 gradë Celsius.
Prej të enjten, moti do të jetë përsëri i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, por me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.

Baby Boo