(Mos)Për’Puthen: Andi thotë se produksioni e detyroi të dilte çift me Tean


Ditë e re, dramë e re? Pak a shumë.
Ç’ndodhi këtë herë me çiftin Andi-Tea? Tea-Bearti doje të thoje?
Potato, potata. Bearti, përmes një videoje në Instagram, foli “në emër të tij dhe të Teas” dhe tha se po, janë bashkë.

Tekstualisht tha çfarë? “Ndjej një detyrim për publikun që në emrin tim dhe të Teas të flas tani. Çfarë keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua. Ne jemi bashkë, por ju betohem me dorën në zemër se në këtë historinë e Teas, Tea është e pafajshme. Tea është viktima e kësaj situate dhe jo vetëm ajo. Por me kohën do ta mësoni. Ka rëndësi që mbi gjithçka është një dashuri e vërtetë.”

Ok, pra fotot nuk janë montazh. Qartë. Po Andi si u përgjigj? Ai tha se “vinte nga hiçi para botës së kamerave” dhe nuk e dinte si funksiononte. “Kujdo personi i duket bukur, të gjithë ju do mendoni ‘ua sa bukur fama, vëmendja’, po ashtu si unë edhe të gjithë konkurrentët e tjerë jam shumë i sigurt që janë gënjyer nga kjo botë që duket shumë e bukur, ama përtej kamerave fshihen letra, kontrata, firma dhe shumë politika të tjera të shpifura siç ishte shfrytëzimi i imazhit tim.”

Prit, prit. Andi ishte i panjohur. Imazhi i tij u krijua në Për’Puthen. Si i shfrytëzuan imazhin? E tha Andi, jo unë.
Kuptoj. Vazhdo. Me fjalë të tjera, tha se “kontratat janë të frikshme”, nuk jepte dot sqarime sepse ishte “meraku i kontratave” dhe për ta përmbledhur, e detyruan të dilte çift me Tean.
Po kontratat, para se të zbatohen, firmosen dhe para se të firmosen, lexohen. Po thua që nuk i kanë lexuar?
Jo, po them që nuk i kanë detyruar t’i firmosin. Ah, tjetër këndvështrim.

Ndonjë detaj tjetër? Ish-konkurrenti u shpreh se “tani të bëhet ça të bëhet”, nuk ka më frikë.
Nuk ka frikë tani që u publikuan fotot?! Mesa duket.
Fotot janë selfie meqë ra fjala. Mund t’i kenë publikuar edhe vetë. Për momentin nuk kemi si ta dimë. Nuk mund të aludojmë pa fakte.
Qëndron edhe kjo. Sidoqoftë, produksioni i Për’Puthen ka reaguar? Jo.
Ndoshta flasin te Për’Puthen Prime. Ndoshta.
Ose ndoshta nuk flasin kurrë. Ndoshta.

Baby Boo