Moslejimi i autobusit me studentë të huaj që ta vizitojnë Prekazin, vjen reagimi nga Familja Jashari


Bekim Jashari, i biri i heroit kombëtar Hamëz Jashari, ka reaguar lidhur me pengimin e një autobusi me studentë të huaj që të futej në Prekaz për të vizituar Kompleksin Memorial. Kujtojmë që sot gjatë ditës grupi i tifozëve nga Skenderaj ‘Shqiponjat e zeza’, kanë penguar një autobus që bartte studentë të ‘Universitetit veror’, që të futej në Prekaz, me arsyetimin se në mesin studentëve ka dhe studentë nga Serbia.

Lidhur me këtë, Bekim Jashari në reagimin e tij ka shkruar se ndihet i shqetësuar për mos lejimin e studentëve të huaj që të vizitonin Kompleksin Memorial në Prekaz. Sipas tij, aksioni i sotëm është në kundërshtin me traditën shqiptare në raport me mysafirin dhe bie ndesh edhe me qëndrimet e Familjes Jashari.
Reagimi i plotë i Bekim Jasharit:

Baby Boo