Mosfalja e Bajramit në xhami, Zemaj: Çdokush që tenton të kundërshtojë, do ballafaqohet me ligjin


Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë se të gjithë duhet ta respektojnë vendimin për të mos e falur nesër në xhami Kurban Bajramin.

Ai ka lënë të nënkuptohet se të gjithë ata që kanë bërë thirrje që falja e nesërme të bëhet nëpër sheshe, do të ballafaqohen me ligjin.

“I kemi takuar krerët e bashkësive fetare në Kosovë, aktivistë dhe veprimtarë e përfaqësues të federatave të sporteve të Kosovës e njerëz të tjerë të ndryshëm”.

“Por, ajo çka kërkoj unë është që të ruhet shëndeti publik. Nuk ka prioritet më të madh se kjo. Çdokush që tenton të kundërshtojë për teke personale ose politike, do të ballafaqohet me ligjin”.

“E kemi falënderuar edhe kryemyftiun dhe strukturat udhëheqëse që kanë pasur mirëkuptim për jetën dhe shëndetin para aktivitetit fetar”.

“Ne duhet ta respektojmë këtë vendim. Nuk do të lejomë që këto masa të shkelen. Do të vlejë ligji dhe masat sipas vendimeve të Republikës së Kosovës”.

Zemaj ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së të gjithë qytetarëve nga koronavirusi dhe kërkoi që Kurban Bajrami nesër të festohet me zemër”.

“I lus të gjithëve, respektoni masat, vendoseni maskën, mbani distancën dhe higjienën dhe shpëtoni veten dhe të tjerët”, u shpreh ai gjatë një lidhjeje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës.

Baby Boo