“Mos u martoni”, gruaja 106 vjeçare tregon sekretin e jetëgjatësisë


Madeline Dye është një e moshuar 106 vjeçare që nuk ka dalë asnjëherë në një takim romantik dhe ka jetuar në mënyrë të pavarur deri në këtë moshë.
Sipas të përditshmes britanike The Mirror, Dye ka lindur në 28 prill 1912 ne Heeley të Anglisë dhe ka punuar gjithë jetën e saj si stiliste dhe rrobaqepëse.

Ajo shprehet me bindje se mungesa e një lidhjeje me një mashkull, është sekreti i jetëgjatësisë së saj. Në gazetë, Dye ka shpjeguar se sekreti për të jetuar kaq shumë vite është ai i shmangies së stresit që sjellin martesa apo marrëdhëniet romantike.

Sipas mbesës së saj, Diana Heaton (me fëmijë të birësuar), e cila është 80 vjeçe për momentin, një nga shembujt më të mirë mirë që ka në jetë, është tezja e saj, Madeline. Ajo thotë se kur tezja e saj i kishte kërkuar një herë të ndërronte perdet e një dhome në shtëpinë e saj, Diana ishte e lodhur dhe i kishte premtuar se do t’ia ndërronte ditën e ardhshme. Kur kishte shkuar në shtëpinë e tezes të nesërmen, ajo i kishte parë perdet të ndërruara dhe Madeline të ulur në tavolinë për të ngrënë drekën bashkë me një gjellë të përgatitur nga vetë ajo. Diana thotë se sa herë e pyesin tezen e saj për lidhjet apo martesat, ajo përgjigjet: “Nuk kam pasur asnjë dhe kjo është arsyeja se pse jam gjallë në këtë moshë”.

Baby Boo