Mos u kap me zviceranët: Ja kush e mbrojti ‘Shqiponjën’ te FIFA


Kur u dha vendimi për tre futbollistët e Zvicrës, të cilët bënë simbolin e shqiponjës gjatë ndeshjes me Serbinë, pati një çlirim tek të gjithë tifozët.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Lichtsteiner u dënuan vetëm me gjobë, por pa ndeshje pezullim, çka do ishte e tmerrshme për ekipin zviceran.

E gjithë procedura hetimore u zhvillua në sekret të plotë, shkruan gazeta e njohur zvicerane, Blick.

Sipas saj, edhe vendimi i marrë është shumë i paqartë, pasi pritej që të saktësonte disa gjëra sa i përket simboleve në stadium.

“FIFA e zgjidhi gjithçka ashtu siç di ajo, me para,” shkruan gazeta, duke iu referuar gjobave.

E meqë jemi tek vendi i parave, tek Zvicra, të shumtë ishin ata komentues që thanë se do ishte vështirë që FIFA të ndëshkonte Zvicrën.

Nuk është habi, pasi avokat i futbollistëve shqiptarë ishte Claudio Sulser.

Zvicerani e ka drejtuar deri në vitin 2016 vetë Komisionin Disiplinor të FIFA-s.

Baby Boo