“Mos trego emra se të mbysim”, flet babai i 14 vjeçares që dyshohet se u sulmua…


Ishte duke ecur në rrugë kur papritur është rrëzuar në rrugë. Kjo ka bërë që një kalimtar rasti në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë të enjten t’i ofroj ndihmë 14 vjeçares nga Fushë Kosova me inicialet A.K. duke e njoftuar policinë e cila më pas e ka dërguar në emergjencë.

Në raportin 24 orësh të policisë rasti është cilësuar si ‘keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare’.

Derisa drejtori i Emergjencës Basri Lenjani ka bërë të ditur se vajza ka ardhur në gjendje jo të mirë.

Ai ka konfirmuar se tek e mitura ka pasur shenja të dhunës dhe se pas ofrimit të kujdesit emergjent është konsultuar ekipi relevant mjekësor dhe vajza është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Babai i saj S.K. e pranon se ka parë shenja të dhunës tek e bija por nuk beson se ajo është përdhunuar.

“Jo që du me e fshehë sepse nuk e kam atë dert…por nuk ka shenja të dhunimit edhe pse definitive nuk është prej mjekësisë ligjore”, tha ai për Klan Kosovën.

Sipas këshillave të mjekësve dhe psikologëve e mitura nuk është intervistuar akoma.

A.K. 14 vjeçare është lajmëruar nga babai i saj si e zhdukur dy ditë më parë në stacionin policor në Fushë Kosovë.

Ai beson se këtu bëhet fjalë për një grup kriminal dhe jo për një individ meqë nëna e saj i ka parë disa mesazhe që i janë dërguar vajzës në rrjete sociale.

Babai i viktimës mohon se krejt jo të ketë ndodhur për arsye personale pasi thotë se nuk ka armiq e as nuk i ka askujt borxh derisa beson shumë se organet e drejtësisë do të kryejnë punën e tyre dhe do të zbardhin rastin e vajzës së tij.

Kjo e fundit sipas prindit nuk ka shfaqur sjellje të dyshimta pos një zënke me shoqet e shkollës para se të fillonte pushimi dimëror.