Mos nxitoni të rezervoni bileta të aeroplanit, ende është në fuqi vendimi për mbylljen e aeroporteve


Ministria e Transportit dhe Lidhjeve apelon deri te qytetarët të përmbahen nga rezervimi i biletave të aeroplanit pasi që ende është në fuqi vendimi për mbylljen e dy aeroporteve ndërkombëtare në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Duam të potencojmë se në fuqi ende vlen vendimi për mbylljen e ‘Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit’ dhe aeroportit ‘Shën Apostol Pavle’ në Ohër. Kjo do të thotë që derisa të merret një vendim tjetër, aeroportet do të jenë të mbyllura për transport të pasagjerëve, ndërsa trafiku ajror do të pezullohet. Vendimi nuk vlen për fluturimet shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe ngarkesave pa pasagjerë”, thuhet në kumtesën e sotme nga Ministria pas publikimeve në disa media për data konkrete për vendosjen e linjave ajrore.

Nga ministria resorë, theksojnë se për momentin nuk mund të parashikohet se kur përsëri do të normalizohet trafiku ajror për transport pasagjerësh.

“Derisa të merret një vendim i ri nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga rezervimi i biletave, në mënyrë që të mos ekspozohen në mënyrë shtesë ndaj shpenzime financiare. Ne do t’ju informojmë në kohën e duhur për të gjitha informacionet në lidhje me normalizimin e trafikut ajror”, thonë nga Ministria e Transportit.

Apelojnë qytetarët t’i ndjekin informacionet që publikohen nga qeveria dhe ministrat resorë.

Baby Boo