“Mos ma uro Vitin e Ri, është si me më shajtë”, vjen deklarimi i rregullt i Shefqet Krasniqit


Hoxhë Shefqet Krasniqi, është i njohur për deklaratat e tij në çdo fund vit për festimin e Vitit të Ri.

Krasniqi ka theksuar vazhdimisht se në Islam janë vetëm dy festa, Bajrami i madh dhe i vogël.
Edhe në ketë vit në një intervistë për RTI ai thotë mos ma uroni Vitin e Ri duke e konsideruar si sharje.

Krasniqi pyet se edhe e kujt është kjo festë.

“E kujt është kjo festë e katolikëve e myslimanëve, kujt po ia uron? Doni mu ul me hangër më pi ha kush po të nal. Ti vetit ia kë ba hallall shumë sene tjera rakinë e alkoolin nuk qon peshë festimi Vitit të Ri përderisa ke ba hallall gjerat tjera. Po, mu mos ma uroni Festën e Vitit të Ri nuk më nderon, nuk më bëni nder me me sha”, tha ai.

Baby Boo