“Mos fol dil jashtë”, përp*lasen në Kuvend Blerta Deliu dhe Albulena Haxhiu


Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu është përp*lasur me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga distanca në seancën e Kuvendit. Deputetja Deliu ka kërkuar fjalën sërish nga kryetari Konjufca, pasi ministrja Haxhiu ia ka përmendur emrin në fjalimin e saj, por Konjufca ka refuzuar.

“Kryetar ma jep fjalën, emrin ma ka përmend”, ka thënë Deliu. Por Konjufca ka refuzuar t’ia jap fjalën. “Blerta, mos e tepro allahile, mos të lutem”, tha ai.
Nga distanca, ministrja Haxhiu i ka reaguar Deliut e kjo e fundit i ka kërkuar të mos i flas por të dalë jashtë.
“Mos më fol, hiç mos fol dil jashtë”, i ka thënë Deliu ministres Haxhiu.
Pas kësaj, Haxhiu i ka kërkuar deputetes së PDK-së që të dalë në konferencë për media nëse do të flasë.
“Dil në konferencë për media arsyetohu”, ka thënë Haxhiu.

Baby Boo