Mori ryshfet rreth 6 mijë euro, u arrestua asistenti ekzekutiv i Ministrisë së Kulturës


Policia dje arrestoi një asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, sepse ka marrë 5 mijë e 859 euro ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.

“DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.”, informoi policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Baby Boo