“Monstra”, policia bllokon protestuesit në Bitpazar, tensionet vazhdojnë


Protesta kundër vendimit gjyqësor për rastin Monstra, e paralajmëruar të përfundoj përpara Qeverisë, u ndërpre në gjysmë rruge. Protestuesit nuk mundën të arrijnë në destinacionin e paralajmëruar, pasi forca të shumta policore kishin vendosur kordon në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovësja”.

Protestuesit kërkuan që policia të hap kordonin. Kishte disa tentime për përleshje me policinë. Për qetësimin e masës ndërhynë edhe deputetët që ishin prezent në protestë. Këshilli organizativ e cilësoi si diktaturë kufizimin e protestës. Pas gjuajtjes me gurë në drejtim të policisë, pati ndërhyrje. Policia arr*estoi disa persona, ndërsa u lënduan disa policë.

Përleshja mes protestuesve dhe policisë vazhdoi edhe disa minuta pas tërheqjes së turmës. Marshit protestues përveç qytetarëve, familjarëve të të dënuarve për rastin “Monstra”, iu bashkuan edhe familjarë të Almir Aliut nga Kumanova dhe familjarë të të dënuarve në rastin “Alfa”. Adrian Kerimi

Baby Boo