Monstra, dëshmitarin që nuk e gjeti policia erdhi vet në gjykatë


Dëshmitari Dragan Ivanovski që nuk u gjet nga policia, erdhi vet dhe u paraqit në gjykatë për të dëshmuar në rastin “Monstra”. I propozuari nga pala mbrojtëse e të akuzuarve, mungoi në seancën e kaluar sikur edhe dëshmitari Dime Veskov arsye që u anulua seanca e javës qe shkoi. Kurse për këtë të fundit, policia nuk ka arritur ta gjej as sot, me ç’rast dëshmia e tij e mëparshmë do të lexohet nga Këshilli Gjyqësorë.

Kjo lëndë e PSP-së e rikthyer që nga fillimi, është në fazen e ridëgjimit të dëshmitarëve, ku dëshmitari Ivanovski tha se të akuzuarin Fejzi Aziri e ka njohur në një takim dy orësh në Komunën e Ilindenit, ku edhe punon ai.

Baby Boo