Monitorim i CIVIL-it: Një rast të lajmeve të rreme, provokime ndaj vëzhguesve zgjedhorë….


Monitorimi i CIVIL-it në periudhën prej orës 13 e deri në orën 16 shënon një rast të lajmeve të rreme. Në vendvotimin 2476 në Gazi Babë një votues për Kanal % ka dhënë deklaratë, pasi ka votuar duke pohuar se paravani ka qenë i ulët dhe vëzhguesit i kanë sugjeruar për cilin të votojë. Sipas vëzhguesit e CIVIL-it, nuk është e vërtetë se dikush i ka sugjeruar qytetarit për kë të votojë kumtuan nga organizata qytetare CIVIL-i.

Prej atje plotësojnë se vazhdojnë provokimet nga KZ të vendvotimin 292 dhe 2920/1 në Butel deri te vëzhguesit e CIVIL-it. “Në mënyra të ndryshme, vëzhguesit janë nën presion. Vëzhguesit tanë i aku*zojnë se gjoja përfitojnë 5-6 mijë denarë dhe i pyesin pse vazhdimisht sillen dhe të ngjashme. CIVIL-i vendosi t’i tërheqë vëzhguesit e vet nga këto dy vendvotime në Komunën e Butelit” informojnë nga CIVIL-i.

Në raportin e CIVIL-it thuhet se në vendvotimin 1064/1 KZ i ka lejuar një personi t’i ndihmojë një personi me dë*mtim të shikimit megjithatë “asistenti” nuk ka ndihmua, por i ka thënë votuesit ku të rrethojë.
Në vendvotimin 2936/1 në Komunën e çairit në SHF Imri Elezi theksohet se KZ i ka vendosur paravanët njëra pas tjetrës, edhe pse paraprakisht kanë qenë të vendosura normalisht.
“Vëzhguesit e CIVIL-it vërejnë transport të organizuar të votuesve në Shtip. Gjithashtu, siç theksojnë në kumtesë, është vërejtur një makinë si disa herë sjell votues, deri edhe nga vendvotimi 1385 në Prilep. Kryetari dhe një anëtar i KZ nuk mbajnë maskë, as, megjithatë, e mbajnë distancën e nevojshme. Është vërejtur edhe një qytetare e cila ka votuar pas u verifikuar me llambën UV në vendvotimin 2808, në Entin për Rehabilitim në Qendër. Një anëtar i KZ në vendvotimin e njëjtë me zë ka lexuar emrat e votuesve – janë evidentuar 6 raste të këtilla në vendvotimin 2908, në objektin e njëjtë” theksojnë nga CIVIL-i.

Në vendvotimet 581, 582 dhe 583, në SHF Shën Klimenti i Ohrit, Dellçevë, thuhet në raportin e CIVIL-it, janë evidentuar pesë raste të votuesve që nuk kanë qenë në listën zgjedhore, ndërsa letërnjoftimet u janë lëshuar në shkurt të vitit 2020. Në SHF “Gjorgjia Pulevsli” në Aerodrom, megjithatë, një qytetar ka hyrë të votojë me simbole partiake të një partie politike, është intervenuar nga policia dhe personi është arrestuar.

“Në vendvotimin 2243 në Komunën e Çashkës, ka ardhur një qytetar i më moshuar, i cili ka qëndruar pas paravanit të votojë. Ka dalë nga vendvotimi dhe nuk e ka lënë fletëvotimin në kuti por është larguar, pasi paraprakisht nënkryetari i KZ ia ka kthyer letërnjoftimin. Pas tij ka hyrë të votojë një familjare e tij, e cila i ka vendosur dy dyja fletëvotimet në kutinë e votimit. Kryetari për këtë ka komentuar: “Tani, sepse kemi njeri nga CIVIL-i këtu çfarë nuk sheh, le të mos harxhojmë kohë për gjëra të imëta”. Ngjarja nuk ka hyrë në procesverbal”, saktësohet në raportin e CIVIL-it.

Baby Boo