Momenti qesharak i deles që kërcen rreth e rrotull në trampolinë


Pamje gazmore u publikuan së fundmi në mediet sociale, teksa tregojnë një dele e cila po luante brenda një trampoline.
Pamjet qesharake u xhiruan në provincën Groningen të Holandës.

Videoja e cila duket se është xhiruar në muajin prill, është shpërndarë kohëve të fundit në internet, ajo tregon se si delja e quajtur Bammie ‘shfrytëzon’ trampolinën në kopshtin e familjes holandeze.
Ndërkohë, një vajzë e vogël mund të shihet duke vështruar Bammien përmes dritares, ajo hidhet lartë e poshtë me ngazëllim duke parë çmenduritë e deles.

Baby Boo