Momenti kur tentohet të hiqet nga stadiumi flamuri i Kosovës (VIDEO)


Tensione pak minuta para sfidës mes Spanjës dhe Kosovës që do të zhvillohet në La Cartuja të Sevillës.
Në një lidhje direkte me T7, gazetari Berat Buzhala, që është i pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla në stadium, pasi autoritet e Federatës Spanjolle të Futbollit kanë dashur t’ia marrin flamurin e Kosovës.
Numri një i Dardanëve, Lulzim Berisha, ishte ai që insistoi dhe nuk e dorëzoi flamurin.

Tani, Buzhala ka publikuar momentin e gjithë ngjarjes që ndodhi pak para ndeshjes, derisa ka shkruar: “Sapo e korrëm fitorën e parë, ama jo në fushë por në stadium. Erdhën autoritetet e Federatës Spanjolle të Futbollit dhe kërkuan prej nesh me e heq flamurin e Kosovës, sepse sipas tyre nuk lejohet. Dardanët, pra ne, në këtë rast të udhëhequr nga kryetari Luli Berisha, nuk e lejuam një gjë të tillë. Në këtë video mund ta ndiqni një pjesë të polemikës. Kjo vazhdoi edhe më pas. Në fund thanë: Në rregull, mbajeni”, shkroi Buzhala në Facebook.

Baby Boo