Momenti kur me lot në sy, Mourinho largohet nga qendra stërvitore e Romës (VIDEO)


Skuadra italiane, AS Roma e bëri zyrtare sot shkarkimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit.

Mourinho erdhi te Roma në sezonin 2021/22, respektivisht më 1 korrik të vitit 2021.

Ai udhëhoqi Romën në 138 ndeshje, ndërsa arriti të kurorëzohej me titullin kampion të Ligës së Konferencës.

Por, një seri negative e rezultateve bëri që Roma ta shkarkojë sot Mourinhon.

Tani është publikuar një video ku Mourinho shihet i përlotur teksa largohej nga qendra stërvitore e Romës.

Videon e gjeni më poshtë.

Baby Boo