Momenti kur dy adoleshentët e dehur e sulmojnë menagjerin në restorant |VIDEO


Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale e tregon momentin kur dy adoleshentë të dehur fillojnë të sulmojnë menagjerin e restorantit McDonald’s, pasi që ky i fundit u kishte thënë atyre të largohen.

Një person që ndodhej në të njejtin vend e ka filmuar sulmin që ka ndodhur në Lincolnshire, Boston të martën rreth orës 11.

Sipas DailyMail, dy djemtë janë njëri i moshës 16 vjeçare, ndërsa tjetri 19, dhe thuhet se ata kanë qenë të dehur bashkë me babin e tyre, i cili ishte po ashtu prezent kur ndodhi incidenti.

Personat në fjalë filluan t’u thonin fjalë jo të mira punëtorve aty, derisa njërin edhe e sulmuan, kurse menagjeri më pas u tha atyre duhet të largoheshin nga vendi.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes rreth 10 minuta pasi që janë larguar dy adoleshentët, ndërsa menagjeri nuk është arrestuar pasi që ka qenë duke u vetmbrojtur. /gazetametro.net

Për të parë videon e plotë, klikoni KETU.

Baby Boo